Temperaturat e larta në Elbasan, në Urgjencë 80 fëmijë në 24 orë

Rreth 80 fëmijë në 24 orë u paraqitën në urgjencën e pediatrisë së Elbasanit për ndihmë mjekësore. Shkak i këtij fluksi janë temperaturat e larta të ditëve të fundit, që shkaktojnë disa lloje komplikacionesh.

Por mjekët e urgjencës shprehen se ky fluks është edhe për shkak se prindërit shmangin mjekun e familjes.

Mjekët sqarojnë për A2 CNN situatën si dhe japin këshillat për prindërit.

“Fëmijët që paraqiten kanë probleme më së shumti me traktin gastro-intestinal, po kemi fëmijë edhe me bronkopneumoni. Prindërit të kenë kujdes që pas orës 10 fëmijët të rrinë brenda, t’ i japin ushqime të ruajtura në temperatura optimale, të kenë shumë kujdes me higjienën”, thotë Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan.

Por shtimi i fluksit të fëmijëve që paraqiten në urgjencën e pediatrisë nuk ka si shkak vetëm vapën.

Evitimi i mjekut te familjes sjell edhe raste te shtuara pranë pediatrisë. Prindërit thonë se shkojnë aty për të pasur një shërbim më të mirë mjekësor.

Shkarkoni aplikacionin e A2