Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trafik droge dhe të miturish, arrestohen 7 persona

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 10:10 | Kronikë

Policia ka arrestuar 7 persona, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi, si pjesë e një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje.

Pas një hetimi dymujor, në pranga përfunduan:

•  R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale)

•  M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq

•  E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec

•  R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq

•  E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq

•  O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq

•  Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

•  L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan

Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R.L, M.F, E.B, R.M dhe L.P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur. Gjithashtu shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq,  të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe defensive, një sasi  fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

A2 CNN Livestream

Dita jonë