Vllaznia e re merr formë, firmosin trajneri dhe dy lojtarët e parë

KF Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2019-2020. Për t’u paraqitur sa më mirë në Kategorinë Superiore, ekipi shkodran është vënë në kërkim të lojtarëve për të përballuar me sukses sezonin e ri në elitën e futbollit shqiptar.

Gjatë ditës së fundit ekipit ka nënshkruar kontrata me ty lojtarë të rinj që janë mesfushori Herald Marku dhe qendërmbrojësin Dajan Shehi.

Këta dy futbollistë sezonin e fundit kanë qenë pjesë e Kastriotit të Krujës. Kontratat për Markun dhe Shehin janë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi dhe për një sezon tjetër.

Gjithashtu, mësohet se trajneri Agim Canaj do të vijojë të jetë në krye të Vllaznisë këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Shkarkoni aplikacionin e A2