1500 $ në muaj për vetëm një krevat

Me çmimet e qirave gjithmonë e në rritje, disa amerikanë kanë marrë masa të pazakonta për të gjetur një vend ku të “fusin kokën”.

Në Los Anxhelos dhe San Francisko ku çmimet janë veçanërisht të larta, të rinjtë kanë filluar të marrin me qira krevate në shtëpi të përbashkëta, me çmimet që ndryshojnë nga 35 deri në 50 dollarë për natë, ose 1000 deri 1500 dollarë në muaj.

Në dekadën e fundit çmimet e shtëpive në SHBA, për blerje dhe qira, janë rritur vazhdimisht, ndërsa paga nuk ka mbajtur të njëjtin ritëm, duke e bërë të vështirë për të rinjtë që të akomodohen në banesa të mirëfillta, sidomos në qytetet e mëdha dhe të shtrenjta.

Në San Francisko, ku është përqendruar industria e teknologjisë së informacionit, çmimi mesatar për marrë me qira një apartament shkon në 3900 dollarë në muaj. Ndërsa më 1000 dollarë, të rinjtë zgjedhin të marrin krevatet me qira, të cilat janë të kompletuar me televizor personal dhe një raft për të vendosur gjërat kryesore. Ndërsa hapësirat e tjera, si kuzhina, tualeti dhe makina larëse, janë të përbashkëta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN