A2 CNN sjell pamjet e djegies së KZAZ në Vaun e Dejës

Në një kohë që Policia vijon kërkimet dhe arrestimet e të gjithë personave të cilët kanë djegur materialet zgjedhore në qarkun e Shkodrës, A2 CNN ka siguruar videon e sulmit me Molotov në KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës, dy ditë para procesit zgjedhor.

Si pasojë e hedhjes së shisheve artizanale të mbushura me benzinë dhe me kapsolla, tre efektivë mbetën të plagosur ndërsa Policia arrestoi 15 persona. Nga pamjet duket një grup personash të cilët tentojnë të hyjnë me forcë brenda ambienteve të KZAZ.

Gjatë përplasjes me Policinë disa prej tyre hedhin Molotov ndërsa prania e zjarrfikëses nuk shërbeu për qetësimin e situatës. Edhe në njësinë administrative Postribë materialet zgjedhore në fshatin Prekal u dogjën gjatë natës. 7 qendra votimi nuk u hapën ndërsa Policia ende nuk ka arrestuar të gjithë përgjegjësit për këtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN