Bashkëkombësit “nderojnë” Zonjën e Parë të Amerikës

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, është nderuar me një shtatore në vendlindjen e saj, Slloveni, por vendasit kanë mbetur të befasuar nga realizimi tepër i dobët.

Skulptura prej druri, me përmasa reale, është krijuar nga zdrukthëtari slloven Ales Zupevc, porositur nga artisti amerikan Brad Downey. Statuja portretizon zonjën Trump me veshjen që ka pasur në ditën e përurimit të Preisdentit në detyrë, në janar të vitit 2017.

Ajo u zbulua zyrtarisht të premten, në Rozno, pranë qytezës Sevnica, vendlindjes së Melanias, dhe në të morën pjesë vetëm 30 persona. Banorët vendas thonë që statuja është një fatkeqësi dhe duket më tepër si një “Smurf” (personazh i filmave të animuar) se sa Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN