“Grushti i hekurt” i Maduros. Udhëheqësi i Venezuelës shpalos ushtrinë në një paradë madhështore

Një paradë madhështore ushtarake u zhvillua për të përkujtuar 208-vjetorin e pavarësisë së Venezuelës nga Spanja.

Nicolas Maduro duartrokiti dhe tregoi disa herë grushtin gjatë paradës, ndërsa kritikat ndaj udhëheqjes së tij nuk kanë të reshtur.

Ky demonstrim force vjen në një kohë që lideri i opozitës, Juan Guaido, i cili ka mbështetjen e më shumë se 50 shteteve, përfshi SHBA-në, po përpiqet të rrëzojë nga pushteti Maduron.

Më shumë se 4 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi për shkak të krizës së madhe që ka përfshirë këtë shtet, ku inflacioni ka kapur vlera të jashtëzakonshme dhe ka mungesë ushqimi dhe ilaçesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2