Kupa e Amerikës, Aguero dhe Dybala i japin Argjentinës vendin e tretë

Argjentina mundi 2-1 Kilin në finalen e vogël të Kupës së Amerikës dhe e mbyll këtë turne në vendin e tretë.

Sergio Aguero dhe Paulo Dybala shënuan golat për bardhekaltërit, në një ndeshje ku vëmendjen e mori sherri mes Messit dhe Medelit, me të dy lojtarët që u ndëshkuan me karton të kuq.

Për Kilin nuk mjaftoi Arturo Vidal, i cili shkurtoi diferencën me 11-metërsh.

Shkarkoni aplikacionin e A2