Merr formë Vllaznia e re, firmosin trajneri dhe dy lojtarë

Klubi i Futbollit të Vllaznisë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2019-2020. Për t’u paraqitur sa më mirë në Kategorinë Superiore, ekipi shkodran është vënë në kërkim të lojtarëve për të përballuar me sukses sezonin e ri në elitën e futbollit shqiptar.

Gjatë ditës së fundit ekipit ka nënshkruar kontrata me dy lojtarë të rinj që janë mesfushori Herald Marku dhe qendërmbrojtësin Dajan Shehi. Gjithashtu, mësohet se trajneri Agim Canaj do të vijojë të jetë në krye të Vllaznisë këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Shkarkoni aplikacionin e A2