Një “Zonjë” futet mes Inter-it dhe sulmuesit të saj të preferuar

Mes Juventus dhe Inter me sa duket nuk do të ketë paqe as këtë verë. Kampionët e Italisë duket se kanë kanë dërguar sinjale në Manchester për të mësuar më shumë mbi të ardhmen e Romelu Lukaku-t, sulmuesit që kërkohet nga Inter.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, ka kontaktuar me përfaqësues të lojtarit dhe klubit anglez, pavarësisht se interesimi i zikaltërve për belgun është bërë publik prej kohësh. Vetë lojtari është më i prirur të shkojë në Milano, pasi beson te projekti i Antonio Conte-s, por çmimi prej 70 milionë eurosh që ka vendosur Manchester United është tepër i lartë.

Këtu futet në lojë Juventus që i ka vënë objektiv vetes t’i “dhurojë” një qendërsulmues trajnerit të ri Maurizio Sarri. Higuain është jashtë planeve të klubit dhe do të largohet, po ashtu edhe Mario Mandzukic. Me arkëtimet që do të vijnë prej shitjes së tyre dhe parave të tjera që Juventus i ka, blerja e Lukaku-t nuk do të ishte problem.

Shkarkoni aplikacionin e A2