Opozita, “sulm” ndaj votimeve të 30 qershorit

Pasi përcaktuan datën se kur opozita do të rikthehet në shesh, kryedemokrati Lulzim Basha liston arsyet se përse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së të hënës. Në një postim në “Facebook”, Basha ka shpërndarë një video me filmime nga 30 qershori, ku përmes saj Basha fton shqiptarët bashkë me familjet dhe fëmijët e tyre për t’u bashkuar kundër diktaturës.

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës, refuzuan farsën e votimeve moniste, politikën e bërë njësh me krimin”, janë thirrjet me të cilat Basha shoqëron këtë video. Gjithashtu, sipas kreut të opozitës, 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit, refuzuan vjedhjen me ligj dhe në këtë mënyrë, vlerëson Basha, shqiptarët refuzuan Edi Ramën!

Protesta e opozitës përkon në të njëjtën ditë kur Parlamenti voton e dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Seanca, e cila ishte parashikuar të mbahej në orën 18:00, është spostuar një orë më përpara.

Shkarkoni aplikacionin e A2