PD: Në Elbasan, 2861 vota fiktive

Partia Demokratike vijoi edhe këtë të shtunë me denoncimet për manipulim të votave nga KQZ.

Përmes një dokumenti, PD-ja pretendon se në favor të kandidatit të Elbasanit janë shtuar mbi 2000 vota fiktive.

“Janë 2861 vota më shumë për Edi Ramën në Elbasan sesa fletë votimi në kuti. Kjo thellon akoma më tej skandalin e manipulimit të paprecedentë të 30 Qershorit. Taulant Balla ka publikuar dokumenta të fabrikuara posaçërisht për të”, tha Endri Hasa.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN