Për pushime në Irak…

Kur dikush rendit destinacionet e mundshme për të kaluar pushimet, gjasat që të fusë Irakun në këtë listë janë thuajse zero. Vendi i përfshirë nga një luftë e tmerrshme prej disa vitesh, përmendet vetëm për vdekje dhe tragjedi dhe ideja që mund të shëtisësh nëpër Bagdad duke bërë fotografi duket e zymtë.

Por për të ndryshuar këtë mendim dhe për të treguar se ka gjëra të bukura përtej “perdes” së konfliktit, fotografi norvegjez Christian Lindgren, udhëtoi në Lindjen e Mesme dhe kaloi disa të shkëlqyera duke mësuar më shumë mbi historinë e lashtë të Irakut, kulturën dhe gatimet tradicionale.

“Njerëzit mund të shohin se ky vend ka filluar të ecë përpara”, tha ai për CNN Travel. “Situata është duke u përmirësuar së tepërmi, pavarësisht se në lajme shihet vetëm ana negative”.

Shkarkoni aplikacionin e A2