Samiti i Ballkanit Perëndimor, Bregu: Shpresa për hapjen e negociatave në tetor

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, duke folur nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, u shpreh optimiste për çeljen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë në tetor.

Pavarësisht se pranon që ekonomitë e 6 shteteve të rajonit nuk plotësojnë kushtet për të qenë vend anëtar, ajo thekson se unioni nuk duhet ta mbajë derën e mbyllur për Ballkanin.

Gjithashtu, propozon një mini zonë Shengen për rajonin, në mënyrë që të hiqen të gjitha pengesat dhe barrierat mes vendeve.

Më tej, ajo tha se Europa nuk do të jetë kurrë e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor pjesë të saj.

Ndër të tjera, Bregu, duke përmendur si shembull marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, nënvizon se nuk ka konflikt që nuk zgjidhet pa vullnet politik.  

Shkarkoni aplikacionin e A2