Sërfisti fiton sfidën e hapjes së shishes… deri tani

Kohët e fundit një sfidë e re ka nisur të përhapet në internet, ku personazhe të famshëm, ose jo, hapin shishet me pije me këmbë, pas një rrotullimi akrobatik.

Por një sërfist profesionist e ka çuar atë që quhet #BottleCapChallenge në një nivel tjetër. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Steel Lafferty nga Florida, shihet teksa hap shishen me tavolinën e sërfit ndërsa lundron me shpejtësi në det i tërhequr nga një motoskaf.

Personazhe të tjerë që kanë provuar dhe realizuar me sukses këtë sfidë janë aktori Jason Statham, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, si dhe Paul Pogba, i cili ka postuar së fundmi një video në Instagram ku shihet të hapë dy shishe njëkohësisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN