“Shpërthen” tenisti italian: Anglezë të mallkuar, ju rëntë bomba!

Tenisti italian Fabio Fognini ka shkaktuar polemika të mëdha në turneun e famshëm të Uimbëlldonit, që zhvillohet në Angli.

I nevrikosur për faktin se organizatorët vendosën që ai të luante në fushën 14, Fognini është regjistruar duke thënë këto fjalë në italisht: “Është e drejtë të luash këtu? Anglezë të mallkuar, ju rëntë bomba! Shpërtheftë bomba këtu”.

Videoja është publikuar në Twitter nga një gazetar i “New York Times” dhe menjëherë kanë shpërthyer polemikat, me disa që kërkojnë pezullimin përjetë të italianit, duke thënë se nuk duhet bërë shaka me bombat dhe atentatet.

Fognini ka kërkuar falje në mënyrën e tij: “Nëse dikush është ofenduar, kërkoj falje, por nuk kam gjë tjetër për të shtuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN