Apeli i Papa Françeskut: Të krijohen korridore humanitare për emigrantët

Papa Françesku, gjatë meshës së të dielës, në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan, iu rikthye dhe njëherë çështjes së emigrantëve që dita ditës është bërë një problem për shumë vende të Botës.

Papa u lut për viktimat e sulmit me bomba në një kamp refugjatësh në Libi dhe iu bëri thirrje liderëve të krijojnë korridore humanitare për të shmangur përsëritjen e tragjedive të ngjashme.

Gjatë sulmit ajror në kampin e refugjatë afrikanë në Tripoli mbi 40 refugjatë humbën jetën. Ati i Shenjtë gjithashu u lut për viktimat e sulmeve të fundit në Afganistan, Mali, Burkina Faso dhe Niger.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN