Brazili synon trofeun, Peruja në finale pas 44-vjetësh

Në orën 22:00, Brazili do të luajë në finalen e Kupës së Amerikës përballë Perusë. Pesë herë kampionët e botës janë favoritët e padiskutuar të këtij takimi, por Peruja nga ana tjetër është surpriza e këtij turneu.

Brazilianët, aktualisht janë ekipi që kanë shënuar më shumë gola në këtë edicion, plot 10. Dyshja Firminho, Gabriel Jesus ka qenë në një formë të shkëlqyer duke bërë kështu që mungesa e Neymar mos të ndihet fare.

Në kampin tjetër, Peruja vjen pas fitores 3 me 0 ndaj Kilit. Trajneri argjentinas i Perusë, Rikardo Gareca është optimist për një tjetër rezultat pozitiv. Peruja kthehet në finale pas vitit 1975 të Kupës së Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2