“Dukej si apokalips”, shpërthim i fuqishëm në një restorant në Florida

Të paktën 20 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi në një restorant të shtunën në Floridan jugore.

Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se shkak për shpërthimin e fuqishëm është bërë rrjedhja e gazit.

“Në fillim një zhurmë e më pas një dritë e madhe ndriçoi qiellin. Dukej si apokalips. Mendova se gjithçka përfundoi aty”, tha Alex Carver, një punonjës në restorant.

Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi ndërtesën, duke lënë pas vetëm skeletin prej metali të ndërtesës. Mbeturinat u përhapën deri në 100 metra larg vendngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN