Edhe El Shaarawy s’i reziston parave kineze, Roma humbet një tjetër lojtar

Ndërsa është në pritje të zyrtarizimit të Higuain, Roma është drejt largimit të një tjetër lojtari këtë sezon.

Është fjala për Stephan El Shaarawy, i cili tashmë është me valixhet gati dhe udhëtimit duket i largët, drejt Kinës.

Sipas “Sky Sport”, sulmuesi është një hap larg nga Shanghai Shenhua. Klubi kinez dhe kryeqytetasit e Italisë kanë arritur një marrëveshje prej 18 milionë eurosh duke përfshirë edhe bonuse për transferimin e lojtarit.

Në anën tjetër, El Shaarawy duket se është tunduar nga shuma e madhe e parave pasi në 3 vite pritet të fitojë deri në 40 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN