Gangsterët e El Salvadorit “luten” për heqjen e tatuazheve

Ish-anëtarët e bandave më famëkeqe në El Salvador thonë se janë të gatshëm të heqin me lazer tatuazhet nga trupat e tyre, në mënyrë që të ketë një fillim të ri për ta.

Shumë prej tyre, ish-anëtarë të bandave të Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18, janë të mbuluar nga tatuazhet, madje edhe në fytyrë. Ata shprehen se do ta duronin dhimbjen vetëm të largonin etiketimet.

Ata i quajnë si gabime të rinisë së tyre dhe tashmë që shumë e kanë shlyer dënimin sërish në rrugë njihen si pjesëtarë të bandave, duke qenë se tatuazhet i identifikojnë me ato. Procesi kërkon shumë mund, dhimbje dhe një kohë të gjatë, por ata shprehen të gatshëm të ndryshojnë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN