Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Greqia në zgjedhje të parakohshme, policia sulmohet me molotov

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 10:59 | Ballkani

Rreth 10 milionë grekë do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme në Greqi mes pakënaqësive të mëdha ndaj Qeverisë së kryeministrit Alexis Tispras për shkak të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë Veriore dhe shpresës për një ndryshim të mundshëm. Pikërisht ky ndryshim mund të rezultojë një zhvillim jo i mirë për Shqipërinë.

Një fitore e Demokracisë së Re, e cila parashikohet nga të gjitha sondazhet, do të bllokonte hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Lideri opozitar Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi gjatë fushatës elektorale vendosjen e vetos ndaj integrimit të Shqipërisë.

Në përmbyllje të fushatës, ai tha se kërkon një mandat për të bashkuar vendin me një plan real. “Mbrëmjen e 7 korrikut do të jem Kryeministër i Greqisë dhe i të gjithë grekëve”, tha ai. Pavarësisht se sondazhet i japin Demokracisë së Re një fitore me mbi 33% të votave, ende nuk dihet nëse kjo forcë politike mund të qeverisë e vetme. Mitsotakis ka bërë me dije se nëse nuk arrin një mazhorancë të plotë, ai do të kërkojë zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër kryeministri Tsipras është i vetëdijshëm për humbjen e votave të shumta dhe shpreson në një mrekulli dhe në aleancën me PASOK. “Ne po kërkojmë një mandat të plotë, jo një mundësi të dytë, por një shans të parë për të qeverisur me programin tonë, pa trojkën mbi kokën tonë”, tha ai. Tsipras shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas disfatës që pësoi partia e tij, Syriza, në zgjedhjet europiane dhe ato lokale.

Por pak para hapjes së qendrave të votimit është shënuar edhe incidenti i parë. Mediat greke raportojnë se janë hedhur molotov në drejtim të policisë që ishte vendosur pranë zyrave të PASOK. Nuk ka raportime për të plagosur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani