Këngëtari italian e bën rrugë, divorcohet për herë të dytë

Këngëtari i njohur italian Eroz Ramazzotti dhe modelja Marica Pellegrinelli kanë njoftuar së fundmi ndarjen mes tyre.

Çifti qëndroi bashkë për rreth 10 vjet i martuar dhe nga kjo marrëdhënie erdhën në jetë dhe dy fëmijët e tyre Raffaela Maria 8 vjeç dhe Gabrio Tullio, 4 vjeç.

“Ishin 10 vite të pabesueshme, ndërtuam një familje shumë të bukur dhe ishim të lumtur. Tashmë raportet tona janë të qeta. Dashuria është transformuar por mbetet aty. Ju lutemi të gjithëve, për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tone në këtë moment ndarje” shkruan Eros Ramazzoti dhe Marica Pellegrinelli në një deklaratë për shtyp.

Ramazzoti ka qenë më parë i martuar me Michelle Hunziker, me të cilën ka një vajzë të quajtur Aurora.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN