Lulzim Basha në Kamëz, fton qytetarët në protestën e së hënës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e partisë së tij dhe simpatizantë në Kamëz, një ditë para protestës së opozitës së bashkuar që do të mbahet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.

I shoqëruar nga sekretari i partisë, Bardhi dhe kryebashkiaku Mziu, Lulzim Basha ftoi banorët e Kamzës që ashtu siç kanë bërë dhe në protestat e mëparshme të jenë në krye të lëvizjes për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në ditët e fundit Lulzim Basha ka zhvilluar takime në Kavajë, Elbasan, Vorë dhe Kamëz për të ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së kësaj të hëne në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN