Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Marquez fiton në Gjermani dhe shkëputet në renditje

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 20:42 | Sporte të tjera

Marc Marquez nuk ka të ndaluar, fiton dhe çmimin e madh të Gjermanisë. Për pilotin spanjoll kjo ishte gara e pestë e fituar gjatë këtij kampionati, e cili e mban në vend të parë në renditje, të shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.

Marquez me Hondën e tij dominuan përgjatë gjithë garës, që nga xhiroja e parë duke lënë, pas Vinales me Yamaha i cili u rendit i dyti dhe Hondën tjetër të Crutchlow.

Pilotët italianë ishin larg podiumit në këtë garë me Petruccin të katërtin dhe Dovizioson të 5-in ndërsa “Doktor” Rossi u rendit vetëm i teti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani