Mbyllet votimi në Greqi, “Demokracia e Re” drejt mazhorancës absolute

Janë mbyllur pak më parë qendrat e votimit në Greqi, ku u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas exit poll-eve të zhvilluara jashtë qendrave të votimit partia e opozitës “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis është fituese e këtyre zgjedhjeve me 10% të preferencave më shumë se Syriza e kryeministrit Alexis Tsipras.

Nëse këto rezultate do të jenë përfundimtare në këto shifra Demokracia e Re do të ketë mazhorancë absolute dhe parlamentin 300 vendësh të Greqisë. E përkthyer në përqindje Demokracia e Re ka fituar 38-42% të votave ndërsa Syriza 26-31%.

Këto zgjedhje të parakohshme u thërritën nga kryeministri Tsipras pas rezultateve zhgënjyese që partia e tij arriti në zgjedhje për parlamentin evropian në fund të muajit maj.

Shkarkoni aplikacionin e A2