“Më shumë vota se votues”, Meta: Ju ftoj të gjeni një shpjegim shkencor

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer edhe një herë tjetër zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta uron për një të diel sa më relaksuese e çlodhëse, ndërsa më tej shkruan se i fton të gjithë të gjejnë një shpjegim shkencor të shumimit të votave.

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan Presidenti, ndërsa bashkëngjitur poston edhe komentin e një qytetari, i cili jep shpjegimin e tij si mund të “shumohen votat”!

Shkarkoni aplikacionin e A2