“Nuk i shoh fëmijët nga janari”, Lopez sulmon Icardi-n dhe Wanda-n

Pas një periudhe të shkurtër në Brazil, tashmë në moshën 35-vjeçare, Maxi Lopez është gati të kthehet në Serie A para se të fillojë jetën e tij të re në Milano për të qëndruar pranë fëmijëve të tij me Wanda Nara-n.

Dhe pikërisht Wanda Nara, së bashku me bashkëshortin e saj Mauro Icardi, mbeten në plan të parë nga Maxi Lopez, i cili ka sulmuar çiftin në një deklaratë për “La Gazzetta dello Sport”.

“Unë nuk i kam parë fëmijët e mi që nga janari. Kohët e fundit shkova në Milano duke menduar se mund të kaloja kohë me ta, por ata u larguan qëllimisht. Kështu është prej vitesh, duhet të jem i fortë. Nëse ajo bën diçka, ai e ka aprovuar”.

Maxi Lopez është baba i tre fëmijëve me Wanda Nara-n, e cila më pas u nda nga ai dhe u lidhe me shokun e tij në atë kohë, sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Sa i përket aspektit sportiv, argjentinasi po tenton të rikthehet në Serie A, ku mund të veshë fanellën e Brescia-s.

Shkarkoni aplikacionin e A2