Nuk janë më zëra, Dua Lipa shfaqet në publik me të dashurin e ri

Thashethemet nisën të qarkullojnë vetëm 3 javë më parë, kur ishte konfirmuar edhe ndarja nga Isaac Carew dhe tashmë Dua Lipa shfaqet në publik për të konfirmuar lidhjen e saj të re me Anwar Hadid.

20-vjeçari është vëllai i super modeleve Gigi dhe Bella Hadid. Çifti i ri është fotografuar së bashku ditën e shtunën në Londër, ku dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit.

“Daily Mail” shkruan se pas ndarjes nga 33-vjeçari Isaac Carew, këngëtarja me origjinë shqiptare nisi të dalë me Anwar vetëm gjatë muajit të kaluar. Ndërsa “The Sun” shkruan se pas takimeve në Los Anxhelos, çifti u zhvendos për disa ditë edhe në Malibu.

E tashmë 20-vjeçari Anwar e ka shoqëruar Dua edhe në Londër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN