Protesta e opozitës, Basha: Asnjë hap pas, të largojmë Ramën

Të hënën, ndërsa në Kuvend do të zhvillohet seanca e posaçme në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, opozita do të mbajë protestën e 10 kombëtare.

Lulzim Basha fton qytetarët të bëhen bashkë më 8 korrik ora 20:00 për të larguar kryeministrin Rama. Kjo është protesta e parë e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, proces te cilin e konsideron NUL.

Thirrjes së Bashës iu bashkua edhe Kryemadhi, e cila përmes një statusi në “Facebook” shkruan se është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta. Opozita ka denoncuar përmes pamjeve filmike, manipulimin e votave, duke paralajmëruar padi penale për komisonerët socialistë, denoncime këto te cilat janë hedhur poshtë nga socialistët.

Shkarkoni aplikacionin e A2