Radhë kilometrike në jug, qindra makina të bllokuara

Bllokimi i një autobusi në vendin e njohur si “Kalaja” në Vlorë ka shkaktuar një trafik të rënduar të mjeteve në drejtim të Orikumit dhe anasjelltas.

Autobusi mbeti i bllokuar në mes të rrugës për disa orë duke bërë që radha e makinave në të dyja anët e rrugës të arrinte në disa kilometra.

Ndërhyrja e policisë me mjete të rënda bëri të mundur largimin e autobusit nga rruga, por duhet thënë që trafiku nuk është stabilizuar ende, kjo edhe për shkak të numrit të madh të pushuesve që kthehen pas fundjavës së kaluar në plazhet e jugut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN