Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama-Meta, foto nga fundjava në bregdet

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 13:11 | Politikë

Pavarësisht situatës konfliktuale, krerët e shtetit janë tërhequr nga përplasja politike për të kaluar disa momente në plazh.

Në fotot në rrjetet sociale, kryeministri Rama shfaqet me djalin e tij të vogël, Zahon, teksa lahen në det.

Fundjava në plazh ka qenë edhe zgjedhja e Ilir Metës, që u shfaq të shtunën duke ecur në bregdet dhe duke uruar miqtë e tij në rrjetet sociale.

Gjithsesi, kjo fundjave nuk do të jetë aq relaksuese për Lulzim Bashën që përgatitet për një protestë nesër në mbrëmje. Kreu i demokratëve ka paralajmëruar mbështetësit e tij se kjo do të jetë një verë protestash dhe siç duket, nuk do të ketë kohë për pushime...

A2 CNN Livestream

Dita jonë