SHBA sërish kampione bote, Holanda nuk di të sillet në një finale

Nëse ka një ekip që është i pafat në futboll mund të themi fare mirë dhe lehtë se ajo është Holanda. Pas ekipit të meshkujve që humbi finalen e botërorit të futbollit përballë Spanjës, kësaj here radhën e ka kombëtarja e femrave. Vajzat e Holandës humbën me rezultatin 2-0 në ndeshjen finale ndaj SHBA.

Ekipi i Holandës për femra nuk hyri si favorite në finalen e këtij Botërori të zhvilluar në Francë, pasi përballë kishin kampionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të thuash lehtësisht se dominojnë në këtë sport duke arkivuar dhe titullin e 4 botëror. Për holandezet kjo ishte hera e dytë që merrnin pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm të futbollit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte pothuajse e barabartë me raste të shumta e kundërsulme nga të dyja ekipet. Ai që zhbllokoi shifrat ishte pikërisht VAR-i. Arbitrja e ndeshjes u detyrua të shohë përsëritjen e një faulli brenda zonës për të vendosur një penallti në favor të amerikaneve e cila u shndërrua në gol nga Rapinoe në minutën e 61-të. Dyfishimi i rezultatit erdhi vetëm 8 minuta më vonë falë një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit të saktë të Rose Lavelle.

Ndeshja u luajt në stadiumin e Lionit dhe ajo u gjykua nga arbitrja franceze Stepahie Frappart. Ajo u ndoq në stadium nga më shumë se 57 mijë spektatorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN