Shkurtime masive nga “Deutsche Bank”, plani për largim nga puna të 20 mijë punonjësve

Banka më e madhe gjermane “Deutsche Bank” pritet të shkurtojë më shumë se 20 mijë vende pune, pjesë e planit të ristrukturimit të saj ose thuajse 1/5 e 91.500 punonjësve, kryesisht në degët e saj në Nju Jork dhe Londër. 

Të premten e 5 korrikut, drejtuesi i Bankës së Investimeve dha dorëheqjen, një shenjë kjo që sipas ekspertëve të fushës paralajmëron ndarjen e kapitalit të saj, pasi “Deutsche bank” është një nga huadhënëset më të mëdha të Gjermanisë dhe një plan ristrukturimi i saj, në shumën e miliarda dollarëve, mund të çojë në rënie të aksioneve në bursë.

Pavarësisht shkurtimeve, bordi drejtues i bankës po shqyrton edhe mundësinë e krijimit të një koorporate bankare të ndarë, për të vijuar me shërbimet ndaj klientëve. Sipas analistëve, plani për shkurtimin e mbi 20 mijë vende pune, do t’i kushtojë bankës 5 miliardë euro. 

Shkarkoni aplikacionin e A2