Shqipëria solidarizohet me Kosovën, anulon pjesëmarrjen në samitin në Bosnjë

Gent Cakaj, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me anë të një statusi në Twitter, ka bërë të ditur se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina.

Cakaj shkruan se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm. Ai thekson se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.

Ministri në Detyrë Cakaj shkruaj se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë. “Qëndrojmë së bashku,” përfundon Cakaj në Twitter.

Një Ditën më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte njoftuar se ishte ftuar të merrte pjesë në samit me një shënim shpjegues pranë emrit të Kosovës, në dallim nga shtetet e tjera. Kosova refuzoi ftesën.

Shkarkoni aplikacionin e A2