Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tsipras uron rivalin për fitoren në zgjedhje

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 21:44 | Bota
Tsipras uron rivalin për fitoren në zgjedhje

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka telefonuar rivalin e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kyriakos Mitsotakis dhe e uroi për fitoren në zgjedhje.

Edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar plotësisht, rezultatet paraprake nxjerrin thellësisht në avantazh partinë opozitare të “Demokracia e Re” e cila mendohet të ketë marrë 38-42% të votave.

https://a2news.com/2019/07/07/mbyllet-votimi-ne-greqi-demokracia-e-re-drejt-mazhorances-absolute/

“Qytetarët zgjodhën! Dhe ne duhet të respektojmë rezultatin, sepse ndërrimi i qeverisë është themelor për demokracinë. E urova zotin Mitsotakis dhe nesër do t’i dorëzoj atij zyrën e kryeministrit”, deklaroi për mediat Alexis Tsipras. Sipas tij, Syriza bëri zgjedhje të vështira për të ndryshuar vendin dhe për këtë arsye pagoi dhe çmimin.

Pas votimit të së dielës parlamenti grek prej 300 vendesh pritet të ketë sipas rezultateve paraprake 156 deputetë të Demokracisë së Re, 86 të Syriza, 23 të socialistëve të Kinal. Partia e “Agimit të Artë” nuk do jetë pjesë e parlamentit të ri pasi nuk kaloi  pragun e nevojshëm prej 3%.

A2 CNN Livestream

Dita jonë