Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet vendore, PD padi ndaj Taulant Ballës dhe Denar Bibës

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 19:32 | Politikë
Zgjedhjet vendore, PD padi ndaj Taulant Ballës dhe Denar Bibës

Partia Demokratike do të padisë kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe nënkryetarin e KQZ, Denar Biba për falsifikim dhe manipulim të votës në Elbasan. Sipas ish-deputetes së PD, Orjola Pampuri, deputeti Balla ka shtuar votat në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ publikoi dje një dokument tjetër, me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave të kandidatit socialist, mbi fletët e gjetura në kuti. Mediat e morën këtë informacion nga Taulant Balla, i cili i publikoi i pari në “Facebook” e tij linkun e KQZ me të dhënat e ndryshuara të Elbasanit. Taulant Balla është përfshirë në listën e personave që kanë kryer krim zgjedhor dhe bashkë me Denar Bibën e kamikazë të tjerë do të paditen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dhe manipulim të votës”, u shpreh ish deputetja Pampuri nga selia e Partisë Demokratike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani