Zjarri në Bashkinë e Durrësit, reagon Vangjush Dako

Një ditë pas zjarrit të rënë në godinën e Bashkisë së Durrësit, kryetari Vangjush Dako ka deklaruar se flakët nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material.

Përmes një reagimi, Dako thotë se zjarri ka rënë për shkak të djegies së një kabulli në bodrumin e këtij institucioni.

Ndërsa ish-deputeti i Oerd Bylykbashi e ka cilësuar të qëllimshëm zjarrin. Në postimin e ti ai shkruan: “Më mirë zjarri, se SPAK. Këta kanë frikë edhe nga njëri-tjetri. Spastrojnë dosjet e korrupsionit që të mos i mbajnë peng, sepse e dinë që Rama të shet për kokë turku kur nuk i duhesh më”.

Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës ka deklaruar se gjithçka ndodhi për shkak të djegies së një kabulli elektrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2