Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Akuzat pas ndeshjes me Brazilin, Argjentina merr propozimin të luajë në Europë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 11:07 | Futboll
Akuzat pas ndeshjes me Brazilin, Argjentina merr propozimin të luajë

Argjentina dështoi sërish në Kupën e Amerikës, pasi u mposht në gjysmëfinale nga Brazili. Pas këtij takimi, por edhe ndeshjes ndaj Kilit, nga Argjentina shpërthyen akuzat të forta ndaj Conmebol për korrupsion.

Në këtë situatë të tensionuar, për Argjentinën dhe Brazilin ka ardhur një ofertë mjaft interesante nga UEFA. Dy kombëtareve u është propozuar të marrin pjesë në Ligën e Kombeve, kompeticionin më të ri në nivel kombëtaresh në Europë.

Megjithatë, nga Brazili, të paktën sipas “TNT Sports”, UEFA ka marrë një “jo” të prerë, ndërsa ende nuk ka një përgjigje nga Argjentina.

Por duke parë situatën e krijuar pas kampionatit që sapo u mbyll nuk është çudi që në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të jetë pjesë edhe kombëtarja e Lionel Messit.

Ndoshta do të rikthehet edhe përballja mes tij e Cristiano Ronaldos.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli