Ambasada Amerikane, apel shtetasve të saj: Qëndroni larg protestës!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të qëndrojnë larg protestës që pritet të mbahet sot në mbrëmje nga opozita e bashkuar.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”, njofton ambasada e SHBA.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN