Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Arrestohen 3 persona për vjedhje, gjendet një kasafortë në lumin Erzen

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 10:39 | Kronikë
Arrestohen 3 persona për vjedhje, gjendet një kasafortë në

Policia e Komisariatit numër 3 në kryeqytet ka finalizuar operacionin e koduar “Kasaforta”, duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për vjedhje.

Personat e arrestuar janë shtetasit E. J., 37 vjeç, A. Sh., 22 vjeç, D. P., 33 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Sipas policisë, më datë 06.07.2019, rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në rrugën “Sulejman Pitarka”, është vjedhur banesa e shtetasit Th. Q, ku kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte disa bizhuteri të shtrenjta dhe një sasi parash.

Policia ka bërë të mundur që në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelesa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë