Autobusi del nga rruga, 29 persona humbën jetën

29 persona humbën jetën dhe 18 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Indi, ku një autobus doli nga rruga dhe u rrotullua disa herë në humnerë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në superstradën Yamuna Express, pranë qytetit Agra, në Uttar Pradesh dhe sipas të dhënave, pjesa më e madhe e pasagjerëve në autobus ishin në gjumë. Ai kishte si destinacion Nju Delhin.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe policia ka hapur një hetim për këtë ngjarje.

India konsiderohet si një ndër vendet që ka rrugët më të rrezikshme. Vetëm në vitin e fundit janë regjistruar 150 mijë të vdekur dhe 470 mijë të plagosur në aksidente rrugore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN