Azdren Llullaku i bashkohet Elis Bakajt te Shakhtyor Soligorsk

Azdren Llullaku do të luajë së bashku me Elis Bakajn te skuadra e Shakhtyor Soligorsk, në kampionatin bjellorus të futbollit.

Sulmuesi 31-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ka luajtur me Astrën në Rumani, ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale nisjen e aventurës së re.

Llullaku ka një karrierë të pasur në Rumani, ndërsa është aktivizuar edhe me Entellën në Itali, ndërkohë që me kombëtaren shqiptare ka luajtur 6 ndeshje.

Shkarkoni aplikacionin e A2