Berisha: 13 tetori datë ligjore për zgjedhjet. Protesta deri në fitore

Ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta është konsideruar nga ish-Kryeministri Berisha si një akt puçist antikushtetues. “Dekretet e Presidenti janë në fuqi, ato mund të gjykohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese”, tha Berisha për A2 CNN. “ODIHR deklaroi se dekretet e Presidentit mund të rrëzohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Çdo veprim kundër Presidentit, pa u shprehur Gjykata Kushtetuese, vetëm sa i shton benzinë zjarrit në të cilin do të digjet mafia dhe kriminelët e saj”.

Ai nuk komentoi drejtpërdrejt deklaratën e Metës që nëse opozita do të kishte dëgjuar këshillat e tij, Qeveria do të kishte rënë. “Vlerësimin për politikën e opozitës e tregoi 30 qershori ku 85% e shqiptarëve bojkotuan farsën moniste. Do të ketë protesta të tjera deri në fitore”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse opozita do të nxjerrë kandidatët e saj në zgjedhjet e 13 tetorit, Berisha tha: “Datë ligjore në Shqipëri për zgjedhje është data 13 tetor. Ai dekret është në fuqi dhe shqiptarët do të vendosin ligjin dhe Kushtetutën në këtë vend”.

Shkarkoni aplikacionin e A2