Brazili mposht Perunë dhe fiton Kupën e Amerikës

Brazili është fituesi më i ri i Kupës së Amerikës. Pesë herë kampionët e Botës triumfuan 3-1 në finalen ndaj Perusë, të zhvilluar përpara publikut të tyre.

Sulmuesi Everton zhbllokoi takimin në minutën e 15, ndërsa kundërpërgjigjja e peruanëve do të vinte  shpejt me veteranin Guerero që transformoi në gol një 11-metërsh.

Megjithatë, Brazili rimori avantazhin nëpërmjet sulmuesit Gabriel Jesus që shënoi pak sekonda nga fundi i pjesës së parë, ndërsa në të dytën e la ekipin e tij me 10 futbollistë pas daljes me të kuq.

Inferioriteti numerik nuk ndikoi te Brazili që vulosi fitoren në minutën e 90 me anë të Richarlison dhe ngriti lart për herë të nëntë trofeun e Kupës së Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN