Jesus, protagonisti i finales, asist, gol, tension dhe lot…

Brazili fitoi për herë të nëntë Kupën e Amerikës, pasi mundi në finale 3-1 Perunë. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Everton, i cili realizoi një gol e fitoi një 11-metërsh.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus. Ai asistoi në golin e parë të Brazilit, më pas realizoi të dytin.

Deri këtu, ai ishte protagonist absolut pozitiv, por më pas situata ndryshoi. Pas një përplasje me një prej kundërshtarëve, arbitri i akordoi kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerrë nga fusha e lojës me karton të kuq. Jesus nuk e kaloi aspak lehtë këtë moment. Protesta ndaj arbitrit, më tension edhe jashtë fushës duke goditur një shishe ujë, goditi me grusht bankinë e më pas shpërtheu në lot.

Por edhe pas mbylljes së takimit, sërish Jesus nuk ishte qetësuar duke vazhduar të qajë edhe gjatë marrjes së trofeut.

Megjithatë, kjo finale i takon atij, pasi në mungesë të Neymar, sulmuesi i Manchester City-t u bë protagonist absolut me lojën dhe golat e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN