Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Kanionet” sekuestrojnë drogë, në pranga një person

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 08:35 | Kronikë
“Kanionet” sekuestrojnë drogë, në pranga një

Policia në Tepelenë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kanionet”, duke vënë në pranga një 42-vjeçar në Nivicë, pasi u kap me kanabis sativa.

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Z., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Po ashtu, policia bën të ditur se në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani