KLSH: Institucionet, 24 miliardë lekë dëm buxhetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka raportuar shkelje dhe abuzime në vlera të konsiderueshme, për shkak edhe të korrupsionit. Sipas raportit të KLSH-së për vitin 2018, institucionet shtetërore i kanë shkaktuar një dëm buxhetit prej mbi 24 miliardë lekë, ekuivalent me rreth 200 milionë euro.

Shkeljet më të mëdha konstatohen në tatim-taksa me 13,2 miliardë lekë; pasuar nga shitja, dhënia me qira dhe koncesionet me rreth 6,8 miliardë lekë; dogana me 2,1 miliardë lekë; prokurimet publike me 1,1 miliardë lekë dhe fushat e tjera me rreth 700 milionë lekë, ku përfshihen paga, shpërblime, shpenzime operative e të tjera.

Nga totali i dëmit të shkaktuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar zhdëmtimin e 10,6 miliardë lekëve, teksa ka çuar për ndjekje penale 41 drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN