Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kryeministri i ri i Greqisë nis zyrtarisht mandatin

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 15:40 | Ballkani
Kryeministri i ri i Greqisë nis zyrtarisht mandatin

Lideri i Demokracisë së Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis nisi zyrtarisht mandatin e kryeministrit pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme mbi një platformë investimesh, ulje taksash dhe krijim të vendeve të punës.

51-vjeçari u betua në një ceremonitë drejtuar nga Kryepeshkopi Jeronimos, ndërsa bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij vëzhguan nga afër. Partia e udhëhequr nga Mitsotakis siguroi rreth 40 përqind të votave, kundrejt 31.6 të Sirizës së Aleksis Tsipras. Kryeminististri i ri grek u zotua se populli do ta ngre sërish kokën me krenari.

Djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis shtoi më tej se rezultatet i jepnin atij një mandat të fortë për ndryshim, por premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve: “Dua një Greqi të fuqishme, me vetëbesim dhe që do të pretendojë nga Europa atë që meriton. Greqia nuk do të jetë një lypëse apo një fqinj i varfër”. 

Fitorja e Demokracisë së Re vjen 4 vite pasi partia e majtë e Tsiprasit mori pushtetin me premtimin për t’i dhënë fund programit të kursimit. Por, popullariteti i Sirizës ra ndjeshëm pasi pranoi masa të forta fiskale, në këmbim të paketave ndërkombëtare të shpëtimit. Papunësia dhe ekonomia në tkurrje cënoi edhe më tej mbështetjet për Tsiprasin. Mes emocioneve, kryeministri në largim pranoi humbjen: “Sot, me kokën lart, pranojmë vendimin e popullit. Për ta çuar Greqinë aty ku është sot na është dashur të marrim vendime të vështira me kosto të lartë politike”. 

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 57 përqind, më e ulëta në shumë dekada. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë