Kukësi në Europa League, Gjoka: Mund të bëjmë mrekullinë me Debrecenin

Trajneri i Kukësit Ernest Gjoka është optimist për një rezultat pozitiv ndaj Debrecenit në Europa League të enjten, ndërkohë që fazën përgatitore ekipi i tij është duke e zhvilluar në Ohër.

Sipas Gjokës ekipi është në formë të mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim.  Për teknikun edhe pse kampionët e Hungarisë janë favoritë, ekipi është përgatitur mirë për këtë ndeshje.

“Ndeshja është shumë e vështirë, me një nga ekipet më të mira hungareze. E njohim shumë mirë kundërshtarin, lojtarët kyç, por edhe disa anë jo të mira të saj. Do të mundohemi që me grupin që kemi të bëjmë të pamundurën të mundur”, deklaroi tekniku Gjoka.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN